Ben Blushi, drejtor i përgjithshëm i ‘Top Channel’-it

29 janar 2018 | 11:34

Ben Blushi do të jetë drejtori i përgjithshëm i “Top Channelit”. Lajmin e ka dhënë vetë presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha, në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të “Top Channel”-it.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e ‘Top Channel’ se duke filluar nga sot Ben Blushi do të jetë drejtor i përgjithshëm i ‘Top Channelit’.
Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se Blushi do të ndihmojë ‘Top Channel-in’ për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se ‘Top Channel-i’ i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, ka thënë Hoxha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, i ka reaguar kryetarit…