Beqa: Deklarata e dy presidentëve për Demarkacionin, pjesë e ligjit

21 shkurt 2018 | 21:53

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë shfaqur me qëndrime të ndryshme sa i takon Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin do të deklarohen me votë në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se si PDK kanë pasur qëndrim konsistent që është e domosdoshme që dy shtetet ta shënojnë vijën kufitare dhe se asnjëri shtet nuk ka pasur pretendime.

“Mali i Zi është nga shtetet që e ka njohur Kosovën. Deklarata e dy presidentëve është pjesë e ligjit. Ne duhet ta ndihmojmë popullin dhe të marrim vendime që të ecim përpara dhe pres që nesër të votohet”, ka thënë Beqa në emisionin ‘Monitor’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
320 faqe për Hashim Thaçin e Kosovën shkruajtën Roger Boyes…