Beqa, e artë në Kampionatin Botëror të IFBB-së

01 janar 2018 | 11:09

Gentiana Beqa ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare. Kampionia e Evropës ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të IFBB-së që po mbahet në Francë.

Gentiana zuri vendin e parë në kategorinë World Wellness Fitness Overall dhe Victory World Wellness Fitness. Ajo këtë vit u shpall edhe kampione e Evropës. Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Beqës dhe i uron suksese edhe në garat e ardhshme.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri nga Shqipëria, Krenar Zeneli, e ka fituar Turneun Ndërkombëtar…