Beqaj: Bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri do të sjellë zgjidhje të reja inovative

05 mars 2018 | 14:39

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka pritur të hënën në takim një grup ndërmarrësish të rinj nga Shqipëria, me qëllim të ndarjes së rrëfimeve të tyre të suksesit në biznes, në themelimin e bizneseve të reja start-up, si dhe me qëllim të realizimit të projektet të përbashkëta sikurse “Get In The Ring”.

“Nga të rinjtë shqiptarë, ministri Beqaj është informuar për iniciativat e reja të biznesit në fushën e inovcionit dhe për mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që do të sjellë produkte dhe shërbime të reja”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Inovacionit. Sipas kësaj komunikate, me këtë rast ministri Beqaj është shprehur i kënaqur dhe i privilegjuar që ka dëgjuar dhe është informuar për iniciativat e reja të biznesit si dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve në idetë e tyre për zhvillim, punësim dhe avancim të përbashkët. “Bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri do të sjellë produkte dhe shërbime të reja, zgjidhje të reja inovative dhe bashkim faktik të të rinjve”, deklaroi Beqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së…