Beqaj: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

06 shkurt 2018 | 18:07

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës në ShBA ka pasur takime të rëndësishme me kongresmenë amerikanë dhe udhëheqës të lartë të NATO-s.

Ministri Beqaj në Kongresin Amerikan u takua me kongresmenët, Pittinger Anderholt, Mike Turner dhe senatorët Inhofe, Wicker, Rounds.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Paulo Alli dhe Admiralin Par Walsh.

Tema të diskutimit në takime ishin sfidat dhe integrimi i Ballkanit në proceset veriatlantike.

Ministri Beqaj më këtë rast ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë rezultate konkrete, si dhe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Involvimi i ShBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan”, ka thënë ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se Integrimi Kosovës në NATO dhe reformimi i edukimit janë dy tema shumë të rëndësishme për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se…