Beqaj: Gjermani është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës

07 maj 2018 | 16:23

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka marr pjesë në tryezën e organizuar me rastin e shënimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermani, përmes taksapaguesve të vet, është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës dhe kjo është për tu respektuar, sepse me vite të tëra në shumë sektorë ka pasur një angazhim të madh për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Beqaj.
Ministri Beqaj ka folur edhe për prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapjen e mundësive për zhvillim ekonomik të Kosovës, duke specifikuar se Ministria që ai drejton është në fazën e përgatitjes së kornizës ligjore më anë të së cilës do të trajtohet inovacioni dhe ndërmarrësia në Kosovë. “Rruga e futjes së konkurrueshmërisë në Kosovë duhet të shkojë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, përmes sektorit privat”, shtoi Beqaj, duke vlerësuar lartë rëndësinë e përkrahjes së këtij sektori, që sipas tij po bënë revolucion të ri industrial në botë, i cili duhet të shoqërohet me një sërë veprimesh institucionale, në veçanti në fushën e edukimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me Stephan Lichtsteiner për sezonin…