Beqaj, pjesë e Forumit Botëror për investitorët engjëj

19 shkurt 2018 | 13:53

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj,  po merr pjesë në ceremoninë e Forumit Botëror për investitorët engjëj. Në këtë forum, Beqaj do të flas në panelin kryesor të këtij forumi me temën “Financimi i inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”.

“Në ceremoninë hapëse të këtij forumi të pranishëm ishin shumë personalitete të larta shtetërore dhe përfaqësues të investitorëve engjëj nga rajoni dhe më gjerë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë forum u diskutuan mundësitë për investime në startupe dhe ndërmarrësi, për rritjen e potencialit në teknologji dhe forma të reja për bashkim të kapitalit publik dhe atij privat, me fokus për investime në startupe dhe produkte e shërbime inovative.

Po ashtu në këtë forum po diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në mes të investitorëve engjëj në mes të shteteve të Evropës Juglindore dhe qeverive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile vazhdon të jetë lider në…