Berat Rukiqi pranon detyrën e kryetarin të Odës Ekonomike të Kosovës

12 korrik 2018 | 12:03

Kryetari i deritashëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të sapozgjedhur të kësaj ode, Berat Rukiqi.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se pranim dorëzimi i detyrës në këtë mënyrë është model edhe për institucionet e tjera.

“Oda ka traditë 55-vjeçare dhe tregon se do të ketë vazhdimësi. Oda është ruajtur me shumë sfida”, ka thënë ai.

Sipas tij, OEK-u do të angazhohet për të zhvilluar ekonominë e Kosovës. “Do të angazhohemi për rritje të eksporteve të Kosovës që do të gjenerojë vende të reja të punës”, është shprehur Rukiqi.

Ndërsa ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka uruar Berat Rukiqin për pozitën e re. “Oda Ekonomike e Kosovës ka zero buxhet, kurse ministrit kanë miliona euro. Ne kemi dhënë shumë për biznesin dhe ekonominë e Kosovës”, është shprehur Gërxhaliu.

Berat Rukiqi është zgjedhur kryetar i OEK-ut me mandat katërvjeçar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se…