Berisha: Mjekët dhe infermierët e kanë përkrahjen e plotë në qeverisjen Aliu

11 mars 2018 | 16:15

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) në Ferizaj, Besnik Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të ish-drejtorit të kësaj drejtorie, Burim Karameta, për keqpërdorime në shëndetësi dhe për mungesë të shërbimeve për qytetarë.

Berisha ka thënë se qeverisja komunale e drejtuar nga kryetari Agim Aliu është duke punuar në sanimin e gjendjes në shëndetësi si pasojë e keqqeverisjes nga Muharrem Sfarqa i LDK-së.

“Si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit nga qeverisja Sfarqa duhet edhe shumë të punohet në sanimin e gjendjes në shëndetësinë e Ferizajt. Mjekët dhe infermierët e kanë vendin e merituar dhe përkrahjen e plotë në qeverisjen e z. Agim Aliu. Ata që ju i keni gënjyer në fund të mandatit tuaj përmes angazhimit jashtëligjor me Caritas-in dhe që keni luajtur me dinjitetin e tyre, juve u mbetet të arsyetoni këtë veprim mashtrues ndaj 60 punëtorëve shëndetësorë të cilët i keni mashtruar duke i punësuar për dy – tre muaj”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se shërbimet shëndetësore edhe pse me vështirësi janë duke u kryer, falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve me kontrata të rregullta.

“Injorimin e stafit mjekësor dhe mospërmbushjen e kërkesave të arsyeshme e ka bërë qeverisja Karameta-Sfarqa”, ka thënë Berisha, duke shtruar se qeverisja Aliu nuk angazhon njerëz partiak dhe nuk e largon askënd nga puna për bindje politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka…