Berisha, MVP i javës në Ligën e Kampionëve

12 janar 2018 | 16:25

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha është shpallur MVP i javës në Ligën e Kampionëve.

Berisha ishte më i dalluari me 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime në fitoren e ekipit të tij, Basketball Nymburk (Çeki) të shënuar në mesjavë kundër Telekom Baskets Bonn (Gjermani) me rezultat 106:98. Berisha të enjten kishte zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve, Berisha me skuadrën e tij do ta zhvilloj më 16 janar kundër Beshiktashit në Turqi.

Berisha, MVP i javës në Basketball Champions League

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një mesazh të cilin Brukseli e ka përcjellë qartë…