Berisha-Shala fton investitorët kanadezë të investojnë në Kosovë

16 shkurt 2018 | 17:28

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, ka pritur në takim Synthia Dodig, e ngarkuar më çështje ekonomike dhe tregtare për Kosovën në Ambasadën e Kanadasë në Kroaci.

Berisha-Shala ka falënderuar diplomaten kanadeze për vizitën, si dhe për ndihmën që Kanadaja ka dhënë në për çlirimin e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj.

Ajo e ka njoftuar mysafiren lidhur më fushëveprimin e komisionit që drejton

Më tutje, Berisha-Shala ka ftuar investitorët kanadezë të të gjitha fushave të investojnë në Kosovë.

“Kosova ka legjislacion që siguron investimet e huaja në Kosovë, si në fushën e energjisë, turizmit etj”, ka thënë Berisha-Shala.

Ajo ka deklaruar se ka zona ekonomike ku investitorëve do t’i bëhen lehtësime të shumta nëse vendosin që kapitalin ta investojnë në Kosovë, siç është Parkun Industrial në Drenas.
Shala-Berisha ka njoftuar Dodigun se është në procedurë edhe Projektligji për miniera dhe minerale dhe brenda dy muajsh do të miratohet nga Kuvendi.

Ndërsa diplomatja kanadeze, Synthia Dodig, ka uruar Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë dhe shprehur krenarinë që Kanadaja është njëri nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Ajo e ka njoftuar kryetaren Berisha-Shala me përgatitjet që janë duke u bërë për konferencën në PDAC, si dhe për marrëveshjen që do ta nënshkruaj ministri i Kanadasë që mbulon fushën e minierave, më ministrin e Kosovës që mbulon po të njëjtën fushë, si dhe për Samitin e ministrave në sektorin minerar, ku prezent do të jetë edhe ministri kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen…