Besnik Tahiri emërohet koordinator nacional për reforma shtetërore

16 mars 2018 | 10:29

Besnik Tahiri është emëruar koordinator nacional për reforma shtetërore. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Tahiri do të koordinojë, mbështet, analizon dhe lehtëson procesin e reformave në bashkëpunim të plotë me institucionet kompetente, vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu ofron informacione, jep këshilla dhe rekomandime dhe promovon proceset reformuese, duke monitoruar dinamikën e zbatimit efikas të iniciativave për reforma në administratën e shtetit.

Për punën e tij i raporton kryeministrit, për ecurinë e procesit dhe sipas nevojës i raporton qeverisë, duke ofruar informacion dhe analiza mbi dinamikat dhe progresin e proceseve reformuese.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbajë mot i…