Beteja kundër smartphoneve, njësoj si duhani

25 Janar 12:09

Të lësh smartfonin sot është bërë po aq e vështirë sa të lësh duhanin. Shumë përpara iPhone-ve, ishte cigarja mikja më e mirë e duarve nervoze.

Dhe përpara “Facbook”-ut, ka qenë duhani ai që premtonte t’i jepte ngjyrë jetës sociale të individit. Tani, gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht teknologjia nuk t’i zverdh dhëmbët, nuk do të shkaktonte emfizemë pulmonare apo kancer. Por mjaft njerëz janë të shqetësuar se varësia nga pajiset po e dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e tyre mendor.

Cal Newport, autor i librit: “Vepër e thelluar: Rregullat për sukses të përqendruar në një botë hutimi”, zhvilloi një eksperiment digjital me mijëra ndjekës të blogut të tij, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar “Time To Log Off” ka drejtuar një fushate 30 ditore dezintoksikimi digjital.

Edhe në Silicon Valley, njerëzit kanë nisur t’i fshijnë njoftimet që i tërheqin vëmendjen vazhdimisht, nuk i mbajnë smartfonet në dhomat e tyre të gjumit, ose i bëjnë me pak tërheqëse ngjyrat e ekraneve të tyre duke zgjedhur grinë.

Kompanive të mëdha të teknologjisë do t’u duhet tani të bëjnë llogaritë me këtë brez të ri të “larguarish”. “Facebook” është i pari që përqafoi publikisht këto përpjekje, duke shpresuar se masa e tij e fundit për të ulur nivelin e memes, markat dhe lajmet nga njoftimet, do ta bëjnë rrjetin social të jetë sa më familjar, e të mbushur me mesazhe nga të afërm dhe miq që t`i inkurajojnë njerëzit të qëndrojnë në këtë platforme. Apple-it po i kërkohet sakaq të krijojë një software i cili t’iu ofrojë prindërve mundësinë që tua kufizojnë fëmijëve të tyre përdorimin e celularit.

Fushatat mbi rrezikun që ky zhvillim i shpejtë i teknologjisë ka në raport me depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor, janë duke u shtrirë gjithmonë e më shumë e ndoshta nuk do të jetë e largët koha kur të mbërrijnë në nivelin e betejës kundër duhanit./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
  “Status quo-ja e tanishme është e paqëndrueshme”. Çdokush i…