Betohet Xhafer Gashi, thotë se Obiliqin e presin sfida të mëdha

21 dhjetor 2017 | 12:03

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe asamblistët e kësaj komune janë betuar në një ceremoni inauguruese të mbajtur sot.

Në fjalën e tij pas betimit, Gashi është zotuar se do të vazhdojë të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Po ashtu, ai ka kërkuar përkrahjen e të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal, që të punojnë bashkërisht, pasi sipas tij, këtë komunë e presin sfida të mëdha siç është implementimi i Ligjit për Obiliqin e shumë projekte të tjera. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…