Bill Clinton: Kosova gjithmonë do të ketë vend të veçantë në zemrën time (Video)

16 shkurt 2018 | 22:44

Ish-presidenti amerikan, miku i madh i Kosovës, Bill Clinton, ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai  me këtë rast ka postuar një mesazh emocional në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Kosova gjithmonë do të ketë vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë krenar që si president i SHBA-ve munda t’ju ndihmojë që ta ndërtoni të ardhmën e lirë, prosperuese dhe tolerante. Unë vazhdoj të besoj se Kosova është plotësisht e lirë dhe vend që do të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i BE-së dhe NATO-s. Është e rëndësishme për miqtë tuaj gjithandej botës që të vazhdoni të punoni dhe ta lëni konfliktin dhe të kaluarën pas”, ka thënë Clinton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piktori nga Drenasi, Agim Bujupi, ka vendosur që punën e…