Bill Gates dhuron 4.1 milionë dollarë për luftimin e malaries

22 qershor 2018 | 20:04

Bill Gates ka dhënë donacion 4.1 milionë dollarë për një laborator cili është duke krijuar mushkonja vetë-shkatërruese, të vegjlit e të cilave vdesin pa arritur moshën madhore.

Shkencëtarët tek firma britanike bioteknologjike Oxitec janë duke infektuar mushkonjat femra (të vetmet që kafshojnë) me gjenin “hereditary” gjë që nënkupton se të vegjlit e tyre nuk mund të mbijetojnë jashtë laboratorit.

Ata tashmë kanë pasur sukses me mushkonjat Aedes aegypti, të cilat kanë përhapur Zikan, duke e ulur popullsinë e tyre deri në 90%.

Tani shkencëtarët po planifikojnë që të gjejnë një gjen për t’i infektuar mushkonjat Anopheles, të cilat bartin malarien.

Testimet pritet të fillojnë në vitin 2020, në një përpjekje për të eliminuar malarien.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e…