Bislimi, deputetëve: Dëshmojeni veten duke votuar pro demarkacionit

19 mars 2018 | 22:50

Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë të martën demarkacionin me Malin e Zi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se deputetët duhet ta dëshmojnë vetën me votimin e kësaj marrëveshje.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës me votën e tyre për demarkimin me Malin e Zi, i thonë po botës demokratike, lëvizjes së lirë, perspektives euroatlantike dhe liberalizimit të vizave”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Deputetët e Kosovës apo delegatë të klaneve partiake

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nesër në seancën për demarkacionin me Malin e Zi duhet të dëshmojnë, duke e votuar pro demarkacionit nëse vërtetë janë deputetë të Kosovës dhe jo delegatë të klaneve partiake dhe servil të shefave të tyre politik.

Për tema të mëdha, interesat klanore duhet të margjinalizohen dhe të mos jenë pengesë e ambicieve të sëmura skizoide të një grupi njerëzish, të veshur me petkun politik folklorik dhe pseudopatriotik.

Deputetët sikur të ishin të zgjedhur me votën e lirë, të ndershme dhe demokratike nuk duhet të harrojnë interesin e vendit tonë për të thelluar partneritetin me ShBA, BE dhe NATO-n, por edhe me fqinjët tanë të cilët kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe tashme janë anëtarë të NATO-s.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me votën e tyre për demarkimin me Malin e Zi, i thonë po botës demokratike, lëvizjes së lirë, perspektives euroatlantike dhe liberalizimit të vizave. Në të kundërtën nëse nuk e votojnë këta delegatë do i thonë po apetiteve destabiluzuese të Serbisë në Ballkan, izolimit, prishjes së imazhit europerendimore dhe do rrezikojnë perspektiven euroatlantike të Kosovës.

Shpresojmë nesër deputetët të votojnë si deputetë të Kosovës dhe jo si delegatë të socializmit marksisto leninist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i politikës së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i…