Bitcoin pëson rënien më të madhe që nga 2013-ta

02 shkurt 2018 | 20:14

Monedha digjitale Bitcoin ka rënë për 30% gjatë kësaj jave, duke shënuar javën më të dobët që nga prilli i 2013-ës.

Ditën e premte vlera e kësaj kriptovalute pësoi rënie nën 7,910 dollarë, rënie kjo për 12% krahasuar me një ditë më parë.

Megjithatë edhe pse është larg vlerës më të madhe që kishte ndonjëherë prej 19,000 dollarëve në nëntor të 2017-ës, ende është mbi vlerën e parë kur kishte nisur për t’u tregtuar e që ishte 1,000 dollarë.

Kjo rënie vjen pas një numri të incidenteve që kanë ndodhur së fundmi dhe kanë lëkundur besimin në kripovaluta.

Gjithashtu gjatë kësaj jave Facebook bëri të ditur që do të ndalojë reklamimin e të gjitha monedhave digjitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në…