Bizneset ankohen për vonesa në trajtimin e kontesteve

15 korrik 2018 | 21:47

Vonesat në zgjidhjet e kontesteve të bizneseve që kanë me Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën janë ndër ankesat më të shpeshta nga bizneset në vend.

Ato janë shtuar, veçmas pas shpërbërjes së Bordit të Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të biznesit në vend po kërkojnë rifunksionalizimin e këtij Bordi, në mënyrë që të përshpejtohet shqyrtimi i ankesave të komuniteti të biznesit, pasi gjykatat po vonohen në shqyrtimin e lëndëve.

Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar funksionalizimin e bordit, për shkak se bartja e ankesave te Gjykata e ka bllokuar procesin e ankimimit.

Ai ka shtuar se kanë kërkuar krijimin e një gjykate që do të merrej ekskluzivisht me lëndët ekonomike, transmeton “KTV”-ja. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës , ka thënë se ata kanë vërejtur mungesën e këtij mekanizmi, pasi që shuarja e tij ka krijuar mungesa në trajtimin e lëndëve dhe dëme te bizneset.

Bordi i Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave ka shërbyer si organ i shkallës së dytë, i cili është marrë me lëndët ndërmjet bizneseve, Doganës dhe ATK-së.

Bashkimi Evropian ka qenë kundër funksionit të këtij Bordi, duke insistuar se me këto lëndë, duhet të merren Gjykatat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Era Istrefi u shfaq me ngjyrat e flamurit të Kosovës…