Bizneset kërkojnë të lirohen nga tatimi doganor për pajisjet rezervë

05 mars 2018 | 08:16

Burim Piraj, përfaqësues i kompanisë “Meka”, i cili vazhdon të paguajë doganë për importimin e pajisjeve rezervë dhe Astrit Panxha nga “Klubi i Prodhuesve”, kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se premtimet qeveritare për reformim të sistemit tatimor janë duke u neglizhuar.

Ndërkaq këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, ka bërë me dije se tashmë janë identifikuar të gjitha pajisjet rezervë që do të lirohen nga Dogana. Ai ka theksuar se janë në përgatitje të masave të reja që do të hyjnë në fuqi në muajin qershor.  “”Si Ministri e Financave i kemi identifikuar pjesët rezervë dhe pajisjet e ITsë jo vetëm për prodhuesit, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e identifikimit të disa mallrave të tjera që mund ta ndihmojnë sektorin privat për t’u zhvilluar, në të njëjtën kohë i kemi dhënë mundësi komitetit të biznesit t’i identifikojë edhe kërkesat, në mënyrë që të sjellim vendim nga tatimet doganore”, ka thënë Rafuna, duke shtuar se janë duke punuar edhe në Ligjin e Administratës Tatimore, Ligjin e të Ardhurave Personale, Ligjin për TVSh-në dhe Ligjin për të Ardhura të Korporatave. “Sa iu përket kompanive të sigurimeve dhe Ligjit për të ardhurat personale, jemi duke i studiuar të gjitha metodat dhe praktikat për të parë se si mund t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Rafuna.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të drejtësisë dhe sigurisë, Behar Selimi, ka…