Biznesmeni Nazmi Viqa në fejesën e vajzës së tij, Doruntina

31 mars 2018 | 21:35

Nazmi Viqa pronar i firmës “AWR ABBRUCH”, një firmë e njohur në gjithë Gjermaninë dhe kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro Gjermane, sonte fejon vajzën e tij Doruntina Viqa me Valton Llapashtica.

Në ceremoninë e fejesës së Doruntinës dhe Valtonit, e cila po mbahet në restorantin “Luxor” në Obiliq, po marrin pjesë miq të Nazmi Viqës, biznesmenë, politikanë dhe veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare.

Në këtë fotografi bashkë me biznesmenin Nazmi Viqa shihen edhe vëllezërit e tij; Ilmi Viqa dhe Gani Viqa që drejtojnë me suksese të mëdha gjigandin “AWR ABBRUCH” në Gjermani.

Në fotografi me vëllezërit Viqa është edhe veprimtari i çështjes kombëtare dhe miku i tyre, Ismet Sylejmani.

Gazeta “Epoka e re” i uron z. Nazmi Viqës fejesën e vajzës Doruntina me Valtonin.
Çiftit të ri i urojmë shëndet e suksese në jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës,…