“Blloku B2” pritet të kthehet në funksion në orët e mbrëmjes

02 mars 2018 | 14:06

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MË/h.

“Ndalja e kësaj ndjesie gjeneruese është bërë për qëllime preventive për të evitua rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga disa probleme të vogla dhe për të parandaluar ndonjë avari e cila mund të ketë pasoja të mëdha. Ekipet e mirëmbajtës së KEK-ut janë mobilizuar nga orët e para të mëngjesit dhe po japin maksimumin e tyre që kjo njësi të kthehet ne pune brenda një afati rekord qe parashihet sonte pas orës 20:00”, është thënë në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i është bashkuar zërave kundër…