Bora dhe ngricat mbulojnë rrugët në Kukës

19 dhjetor 2017 | 11:21

Qarku i Kukësit nga mëngjesi i së hënës vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët.

Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë.

Temperatura minimalë shkon deri në -2 gradë celsius, ndërsa i gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike.

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Nga firmat kontraktore gjatë gjithë kohës ka vazhduar puna për hedhjen e kripës e pastrimin nga dëbora të akseve rrugore.

Janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadromë, për mbajtjen në gatishmëri të këtyre akseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i…