Borxhi 31 milionësh i sjell telashe ujësjellësit të Mitrovicës

14 dhjetor 2017 | 10:32

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM) është duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare me ç’rast është vënë në pikëpyetje funksionimi normal dhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes i popullatës së regjionit të Mitrovicës.

Kjo situatë vjen për shkak të mosgatishmërisë së konsumatorëve të regjionit të Mitrovicës për t’i kryer obligimet e tyre ndaj Ujësjellësit Regjional, gjë që tregon edhe shuma e përgjithshme e këtij borxhi i cili tashmë kap shumën mbi 31 milionë euro.

Mungesa e gatishmërisë së konsumatorëve për t’i kryer obligimet e tyre për shërbimet e ofruara nga ujësjellësi, ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë e kryerjes së obligimeve ndaj furnitorëve të tjerë, si Ibër Lepencit, i cili furnizon këtë ujësjellës me ujë të papërpunuar; KEDS-it i cili furnizon me energji elektrike si dhe furnitorët e tjerë të cilët bëjnë furnizimin me kemikate, derivate, pjesë rezervë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Komunës së Orhamgasit në Turqi, një delegacion…