Bota mirëpret Vitin e Ri 2018

01 janar 2018 | 13:11

Më shumë se një milion banorë dhe turistë të Nju Jorkut i kanë rezistuar temperaturës -12 gradë celsius për të pritur minutat e parë të Vitit të Ri në Times Square.

Pritja e Vitit të Ri 2018, në Nju Jork është listuar si viti i dytë më i ftohtë që është pritur në Times Square.

Viti më i ftohtë ishte regjistruar më 1917, me temperaturë -17 gradë celsius.

Njerëzit janë mbledhur për më shumë se 12 orë para nisjes së 2018-s.

Zyrtarët kanë thënë se këtë vit ka pasur më pak njerëz në rrugë në krahasim me vitet e tjera, duke supozuar se arsye mund të ketë qenë moti i ftohtë.

Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Nëpër gjithë botën, është mirëpritur viti 2018 me fishekzjarrë, festime në rrugë dhe mënyra të tjera.

Rusia ka festuar më së shumti, bazuar në ndryshimin e 11 zonave kohore me të cilat përballen qytetet në këtë vend.

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje rusëve “të shprehin fjalët më të mira ndaj njëri-tjetrit, të harrojnë gabimet, ta admirojnë dashurinë dhe të kujdesen e të kenë më shumë vëmendje”.

Pavarësisht shiut të pandërprerë, fishekzjarrët dhe festimet në ambiente të jashtme, e karakterizuan pritjen e Vitit të Ri në Moskë.

Mijëra persona ishin mbledhur edhe në Berlin tek Porta e Brandenurgut, ndërsa fishekzjarrë kishte edhe në Arc De Triomphe të Parisit në Francë.

Forcat e sigurisë ishin në masë tejet të shtuar në Francë, pas sulmeve terroriste gjatë dy viteve të fundit në këtë shtet.

Në Londër festimet kryesore ishin tek Ora Big Ben tek parlamenti britanik në qendër të Londrës.

Një nga vendet e para që ka pritur Vitin e Ri ka qenë Australia.

Mirëpo vendet e para që kanë festuar kanë qenë vendet e Pacifikut duke përshirë, Samoan, Tongan dhe Kiribatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17-vjeçari Shkëlqim Pllana më 11 dhjetor të këtij viti gjeti…