Botohet në gjuhën angleze libri “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia (1844-2008)”

09 maj 2018 | 11:17

Strategjia serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve kundrejt serbëve, vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze “Kosovo from ‘Naçertanie’ to Independence” (1844-2008)”.

Kjo është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar.  Vështrimi i ri teorik që sjellë autori Jahja Lluka është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë së Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendos përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe”, thuhet në recensionin e prof. dr. Irna Peshkepia – Dobi.

Baza e konfliktit shqiptaro-serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është gjithashtu miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se “serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe”. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan këtë konflikt për shekuj me radhë.

Irna Peshkepia-Dobi ka thënë se zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike, ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndëretnike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 20 vjet nga rënia e dëshmorëve, Ilir Konushevci…