Boulahrouz: Robben duhet të rinovojë me Bayernin

02 mars 2018 | 12:40

Ish-mbrojtësi i Holandës, Khalid Boulahrouz, beson se Arjen Robbeni ka ende shumë për të ofruar si futbollist, ndaj shpreson se bashkatdhetari i tij të vazhdojë të luajë për Bayern Munchenin edhe për disa vjet të tjera.

“Unë nuk mendoj se ai duhet të kthehet përsëri në Holandë. Robbeni mund të kthehet përfundimisht, por varet nga familja e tij. Ai ka luajtur në nivele të larta për kaq shumë vite. Në Angli ishte në nivelin më të lartë, në Spanjë dhe Gjermani, po ashtu. Por, vjen një ditë kur trupi juaj nuk mund të vazhdojë, jeni i lodhur. Edhe nëse doni të vazhdoni, trupi juaj do të flasë me ju dhe do të thotë: në rregull, nuk mund ta përballoj më. Nëse ai mund të vazhdojë, atëherë unë do ta këshilloja të qëndronte te Bayern Munchen, sepse është një nga klubet më të mira në botë”, ka thënë Boulahrouz për “Goal”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prift i fiksuar pas armëve ka mbajtur një meshë…