Britani, qeveria humb mijëra dosje historike

26 dhjetor 2017 | 21:08

Mijëra dokumente qeveritare që përshkruajnë disa nga episodet më kontroverse të historisë britanike të shekullit të 20 janë zhdukur pasi nëpunës civilë i morën ato nga arkiva kombëtare dhe më pas i raportuan si të humbura.

Mes tyre janë dokumente për luftën në ishujt Falkland, problemet me Irlandën e Veriut si dhe komplotin e dikurshëm të MI6 për të rrëzuar qeverinë e parë laburiste në Britani.

Nuk ka sqarime nga dikasteret e ndryshme që kanë marrë dokumentet se ku kanë shkuar ato me përjashtim, të frazës klasike janë humbur. Sipas mediave, mes dokumenteve të humbura ka nga ato që përshkruajnë administrimin koloniak britanik të Palestinës, testet e vaksinave të poliomeliti apo kontradiktat e mëdha territoriale me Argjentinën.

Rreth 1 000 dosje, secila me dhjetëra dokumente që janë zhdukur pasi u morën nga qeveria dhe nuk ishin më të disponueshme për publikun. Arkiva britanike tha se ka listën e të gjithë dokumenteve të marra nga ministri të ndryshme, por nuk mund t’i detyrojë ato që t’i kthejnë, për më tepër pasi shpallen të humbura, përcjell TCh.

Historianët sidomos kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këto incidente, sidomos që prej zbulimit se ministria e jashtme grumbullonte pa zhurmë dosje historike në një ndërtesë të sigurisë së lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka mposhtur bindshëm Swansean 5 me 0 në kuadër…