Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës transitore për dalje nga BE-ja

16 maj 2018 | 11:59

Britania e Madhe nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington.

Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së.

“Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata”, ka thënë Lidington për “BBC”-në kur është pyetur për Letrën e Bardhë.

“Ekziston një marrëveshje për tërheqje e cila flet për një periudhë deri në fund të vitit 2020. Deri atëherë presim që të pajtohemi për gjërat thelbësore, ndërsa gjatë periudhës pasuese është i ashtuquajturi Traktati i Madh që përcakton kushtet e marrëdhënies së ardhshme”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa FamGas është skuadra e parë finaliste e “play-off”-it të…