BSPK-ja proteston më 1 maj

12 prill 2018 | 15:33

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar se do të protestojnë më 1 maj në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Sipas BSPK-së, kjo protestë organizohet me qëllim të shfaqjes së pakënaqësive rreth kushteve të punës.

“Përmes kësaj proteste me karakter socio-ekonomik do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të Kosovës lidhur me kushtet e punës, mosimplementimet e ligjeve, kontratës kolektive si dhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të punëtorëve që po ndodhin çdo ditë”, ka njoftuar BSPK-ja.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u ka bërë thirrje punëtorëve dhe të gjitha grupeve tjera të interesit që t’i bashkëngjiten protestës në ditën ndërkombëtare të punës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Betim Gjoshi, ka…