Burrel, shpërthim eksplozivi pranë shkollës “31 Korriku”

26 mars 2018 | 07:19

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe përballë shkollës “31 Korriku”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe njohësit e integrimeve evropiane…