>

Bushati: BE-ja t’i hapë dyert për Ballkanin Perëndimor

15 shkurt 19:21

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Holandë, ku ndau me parlamentarë holandezë, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqipërisë mbi perspektivën evropiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Që kur Shqipëria nisi udhëtimin e saj antikomunist, prioriteti ynë kombëtar ka qenë dhe është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. E kemi pasur gjithmonë të qartë që rruga jonë drejt BE-së është e patjetërsueshme. Ballkani nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet për qytetarët”, ka thënë ministri Bushati.

Ministri Bushati ka bërë një panoramë të reformave dhe rezultateve të Shqipërisë në rrugën drejt Evropës, që nga vitet e para pas ‘90-s deri në ditët e sotme kur Shqipëria po troket në derën e BE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas tij, është koha e duhur që BE-ja t’i hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, pasi Evropa bëhet më e fortë. “Marrëdhëniet me BE dhe perspektiva e integrimit evropian janë çelësi i stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri, i cili ka shtuar se shumë nga sfidat me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, janë të njëjta edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së. Rrjedhimisht, vetëm duke punuar së bashku, Evropa mund të jetë më e fortë për të përballuar sfidat, për të garantuar siguri, mirëqenie sociale dhe prosperitet për qytetarët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve të parapara që të organizohen sipas…