Bytyqi: ‘Java e shkencës’, një hap për ta çuar shkencën përpara

15 maj 2018 | 12:37

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyçi, ka theksuar se “Java e shkencës” paraqet një profilizim të rrjetëzimit në mes të shkencëtarëve të rinj nga Kosova dhe rajoni.

Ai ka thënë se kjo javë mundëson bashkëdyzimin e potencialeve ekzistuese si dhe do të rezultojë me gjenerimin e ideve të reja për ta quar shkencën një hap më tutje.

Bytyçi ka thënë se ndryshimet politike dhe ekonomike të radhitura sipas proceseve integruese evropiane, adresojnë prioritetet dhe fokusohen drejt një punë të rëndësishme që do të bëjnë që veprimtaria kërkimore-shkencore të krijojnë lidhje të vazhdueshme për të qenë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

“Java e shkencës” këtë vit po organizohet për herë të 10-të dhe është viti jubilar me pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe Evropa.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump…