Bytyqi: Liberalizmi i vizave është me rëndësi jetësore për të rinjtë

18 korrik 2018 | 22:51

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se liberalizimi i vizave është me rëndësi jetësore për të rinjtë tanë pasi,  do të mund ta përdorin këtë mundësi për t’u arsimuar, për të njohur kultura dhe për të marrë përvoja evropiane, që do t’i ndihmojnë shumë ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi!

“Komisioni Evropian ka dhënë sot rekomandim pozitiv për viza për shtetasit e Kosovës. Ky lajm na jep shpresë se edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të kenë në agjendën e tyre përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës për të krijuar një shtet që e meriton të lëvizë lirshëm në Evropë. Liberalizimi i vizave është me rëndësi jetësore për të rinjtë tanë sidomos, sepse do të mund ta përdorin këtë mundësi për t’u arsimuar, për të njohur kultura dhe për të marrë përvoja evropiane, që do t’i ndihmojnë shumë ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, shkroi Bytyqi në proflin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se nëse liberalizohen vizat,…