Bytyqi: Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, arritje e madhe për të gjithë shqiptarët

14 mars 2018 | 21:51

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhët, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, ai ka thënë se ky është një akt për t’u përshëndetur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Mirënjohës për shtetin maqedon që i dha mundësi shqiptarëve që të jetësojnë të drejtën elementare, përdorimin e gjuhës amtare!”, ka shkruar Bytyqi.

Shkrimi i plotë i Bytyqit:

Parlamenti i Maqedonisë sot ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Ky është një akt për t’u përshëndetur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Urime për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët do të kenë mundësi që të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha dokumentet zyrtare!

Mirënjohës për shtetin maqedon që i dha mundësi shqiptarëve që të jetësojnë të drejtën elementare, përdorimin e gjuhës amtare!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka reaguar për…