Bytyqi: Shkaktari i renditjes së thellë në PISA mund të jetë modeli i mësimdhënies

07 shkurt 2018 | 22:32

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se renditja e fundit në Testin PISA, nuk i bën nder Kosovës.

Prandaj ai ka thënë se duhet shikuar se cili ka qenë shkaktari i renditjes aq të thellë, duke shikuar modelin e mësimdhënies.

“Kur analizojmë, shohim që të rinjtë që kanë mundësinë e largimit nga vendi tregojnë rezultate të jashtëzakonshme, prandaj është pikëpyetje se është modeli apo çfarë që nuk po përshtatet. Kemi zgjedh një rrugë të mirë të një modeli të ri”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Bytyqi ka thënë se në PISA problemi i nxënësve kosovarë ka qenë se nuk kanë qenë të gatshëm që të japin analiza logjike.

Dhe këtu sipas tij faji mund të jetë të metodat e mësimdhënies dhe mosangazhimi direkt i mësimdhënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, i ftuar në “Ditë Mbas…