>

Çaka: Realizova ëndrrën për Superligë, tash synoj Evropën

06 mars 19:08

Dardan Çakës i është plotësuar ëndrra për të debutuar në Vala Superligën e Kosovës në futboll, kurse për të ardhmen ai synon ta ndajë drejtësinë edhe në futbollin evropian. “Jam në profesionin që e dua dhe, siç dihet, çdo punë e bërë me dëshirë sjell rezultate pozitive. Synimet e mia fillimisht janë t’i jap drejtësisë së futbollit në Kosovë më të mirën nga vetja ime, më pas ëndrra vazhdon për Evropë”, ka thënë Çaka.

Gjyqtari Dardan Çaka, pasi ishte pajisur me diplomën e gjyqtarit në qershorin e vitit 2016 dhe përvojës së mirë që e kishte fituar në Ligën e Parë, e ndiente veten të gatshëm për hapin e madh në karrierë, pra debutimin në elitë. Ai në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar për “Epokën e re” e kishte bërë publike dëshirën e madhe që kishte për të debutuar gjatë sezonit pranveror në rangun më të lartë në futbollin e Kosovës dhe kjo ëndërr gjyqtarit më perspektiv të madhe i është plotësuar në fundjavën që lamë pas, kur u delegua për ndeshjen Prishtina – Trepça ’89 si gjyqtar i katërt.

Gjyqtari Çaka ka thënë të hënën për “Epokën e re” se është i lumtur që ka debutuar, por ai ndien përgjithësi të madhe për të punuar edhe më shumë. “Afër pesë vjet kam që e nisa rrugëtimin tim si gjyqtar, me shumë pasion dhe motiv për çdo ndeshje pa dallim se në cilën ligë isha. Referimi është një rrugë më shumë sfida dhe përqendrim. Pa dyshim se ndihem shumë i lumtur, por edhe me përgjegjësi të shtuar për më shumë punë”, ka thënë Çaka, i cili është deleguar edhe për ndeshjen e radhës në çerekfinalen e Kupës, Llapi – Prishtina.

Meritat për suksesin e tij ia dedikon Komisionit të Gjyqtarëve dhe kryetarit Përparim Hasani. “Komisioni dhe kryetari Përparim Hasani kanë punuar shumë për të sjellë fryte të reja në referim. Kjo vërtetohet me debutimin tim si 25-vjeçar në Superligë. Po ashtu jam deleguar në çerekfinale te Kupës si gjyqtar i katërt”, ka deklaruar ai.

Lidhur me synimet për të ardhmen, 25-vjeçari ka bërë me dije se synon që ndarjen e drejtësisë ta bëjë edhe në futbollin evropian. “Jam në profesionin që e dua dhe, siç dihet, çdo punë e bërë me dëshirë sjell rezultate pozitive. Synimet e mia fillimisht janë t’i jap drejtësisë së futbollit në Kosovë më të mirën nga vetja ime, kurse më pas ëndrra vazhdon për Evropë”, ka deklaruar Çaka.

 

(Veton ZYMBERI)  

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sonte (e martë) zhvillohet ndeshja në mes Paris Saint-Germain dhe…