Capello: Ibra nuk dinte ta gjuante topin

25 dhjetor 2017 | 16:34

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, duke zbuluar disa detaje interesante nga e shkuara e tij.

Capello kaloi nga Roma te Juventusi verën që Ibra u transferua në Torino dhe Capello zbulon që fillimisht nuk pati fjalë të mira për sulmuesin. Ndërkohë që Raiola po i fliste për cilësitë e suedezit, Capello nuk kishte fjalë lavdërimi.

“Ibra nuk dinte se si ta shkelmonte topin. Raiola më tha se Ibra ishte i aftë t’i thyejë duart e portierëve, por unë iu përgjigja se gjëja e vetme që ai kishte thyer deri në atë moment ishin syzet e palestrës pas stërvitjes”, ka thënë Capello.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turneu i Abu Dhabit nuk do të shohë në fushë…