Certifikohen drejtorë e koordinatorë të shkollave të Klinës

14 dhjetor 2017 | 19:15

Janë certifikuar drejtorë dhe koordinatorë të shkollave të Komunës së Klinës për vlerësimin e përformancës së shkollës pas trajnimit pesëditorë me temën “Vlerësimi i brendshëm i shkollës”.

Trajnimi është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë dhe është mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Pjesëmarrësit gjatë pesë ditëve të trajnimit kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim për vlerësimin e përformancës.

Pas përfundimit të trajnimit ekipet e shkollave në periudhën dymujore kanë realizuar procesin e vetëvlerësimit në shkolla, ku secila shkollë ka dorëzuar në DKA raportet e përfundimit të punës.

Pastaj, Instituti Pedagogjik i Kosovës i ka vlerësuar këto raporte të shkollave dhe pas kësaj ka certifikuar drejtorët dhe koordinatorët. Vlerësimi i përformancës së shkollës është obligim me Udhëzime Administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komunës së Drenasit…