Çfarë i dhuroi kryeministri, Rita Orës?

17 shkurt 2018 | 17:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim yllin e Kosovës të muzikës botërore, Rita Ora.

“Në dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë me fat që me ne është ylli ynë, por edhe ylli i muzikës botërore, Rita Ora. Kam nderin t’ua jap një shenjë të Kosovës, është harta e Kosovës dhe një letër që shkon me të”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, Rita Ora, ka qenë shumë e shkurtër.

“Faleminderit shumë që kryeministri, ndau kohë për mua, shpresoj se do t’u bëjë krenar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vazhdën e…