Charles, roboti që imiton mimikat e njerëzve (FOTO)

26 mars 2018 | 14:19

Një robot me emrin Charles është i aftë që të regjistrojë, analizojë dhe kuptojë shprehitë e fytyrës së njerëzve.

Informacionin që merr nëpërmjet kamerave të instaluara brenda tij, ai e përkthen duke bërë të njëjtën shprehi fytyre si personi që ka përballë.

Kjo shpikje e ekspertëve në Universitetin e Kembrixhit mund të çojë në krijimin e një brezi të ri robotësh shumë të zgjuar, që mund të mendojnë dhe të ndjejnë njësoj si njerëzit.

Charles është krijimi i profesorit Peter Robinson, i cili ka punuar me “Hanson Robotics” për të dizenjuar makinerinë. Ai pranon se shpikja e tij ka nevojë për më shumë kohë, në mënyrë që të perfeksionohet në imitimin e shprehive të fytyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe…