Chelsea dhe Bayerni në “luftë” për Pulisiqin

22 shkurt 2018 | 14:35

Chelsea dhe Bayern Muncheni janë në “luftë” për talentin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisiq.

“Blutë e Londrës” e kanë kthyer lojtarin amerikan një ndër objektivat kryesor në afatin kalimtar të verës, duke e konsideruar zëvendësues të Eden Hazardit ose Willian, në rast se një prej të dyve vendos të largohet. Në “pole position” për shërbimet e Pulisiqit është klubi “bavarez” që përgatitet të humbasë Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin.

Vështirë se Dortmundi do të dëshirojë t’ua shesë yllin e tyre rivalëve të Bayernit, edhe pse në të shkuarën e ka pasur të pamundur t’u rezistojë ofertave për Robert Lewandowskin, Mario Gotzen apo Mats Hummelsin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dhjetë persona janë vrarë në dy incidente të…