CIA mohon përfshirjen në organizimin e protestave në Iran

08 janar 2018 | 19:20

Shefi i Agjencisë Amerikane të Shërbimit Inteligjent CIA, Mike Pompeo mohoi akuzat për përfshirjen e agjencisë në organizimin e protestave në Iran.

Në një intervistë me Fox, ai tha se kushtet ekonomike, të cilat nuk janë të mira në Iran, i kanë shtyrë njerëzit të dalin në rrugë për të protestuar.

“Është lajm i rremë. Ishte populli iranian të cilën e nisën këtë punë”, vazhdoi Pompeo.

Ai po ashtu ka vlerësuar se gjatë ditëve në vijim, do të ketë më shumë arrestime të dhunshme. /KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve të sotme në media se Donika Kadaj-Bujupi ka…