Çifti Obama producentë të filmave dhe serialeve

21 maj 2018 | 21:25

Barack Obama dhe Michelle Obama janë duke bashkëpunuar me Netflix për prodhimin e filmave dhe show televiziv.

Nga Netflix kanë bërë të ditur se ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me kompaninë e shërbimeve.

Në të përfshihen, filma, seriale dhe dokumentarë.

“Unë dhe Barack gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimit të historive të ndryshme që na inspirojnë”, ka thënë Michelle Obama.

Detajet e sakta të programeve mbeten të publikohen së shpejti.

“Orange is the New Barack” është një nga idetë e para që mund të ketë producentë çiftin Obama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Komunal në Ferizaj, bashkë me Njësinë Speciale dhe Njësinë…