“Çmendet” Candreva, godet lojtarin e ri të Interit (video)

17 korrik 2018 | 15:14

Antonio Candreva ka bërë një sjellje të keqe në stërvitjen e Interit, pasi e goditi djaloshin e ri të zikaltërve, Xian Emers.

Një moment “çmendurie”. Një gjest që i tronditi të gjithë. Gjithçka ndodhi gjatë mini-ndeshjes brenda grupit, ku fillimisht Kandreva kishte pretendime për një ndërhyrje të futbollistit të ri, ndërsa si hakmarrje në momentin kur Emers kishte topin, i shkaktoi një ndërhyrje të ashpër.

Goditje me bërryl në kokën e 18-vjeçarit, që për disa çaste mbeti i shtangur nga sjellja e veteranit zikaltër. Veprimi konfirmoi se Candreva është nervoz, por kjo sjellje padyshim që nuk do ta ndihmojë të qëndrojë te Interi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka bërë me…