Conte: Messi është më i miri!

15 mars 2018 | 12:59

Antonio Conte, pas eliminimit të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, vlerësoi në maksimum Leo Messin, i cili shënoi dy gola dhe dha një pasim për gol në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”.

“Messi bëri diferencën dhe ndikoi në rezultatin e ndeshjeve. E përgëzova në fund të ndeshjes pasi mendoj se lojtarët e atij niveli duhen përgëzuar kur të jepet rasti. Ai mund të bëjë 60 gola në sezon. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, më të mirin e botës”, ka thënë Conte për “BeIN Sports”.
Kur u pyet nëse do t’i pëlqente ta kishte në skuadër Messin, Conte deklaroi: “Nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Është i lumtur aty ku është”. Conte foli edhe për episodin e penalltisë së mundshme për Chelsean në fillim të pjesës së dytë. “Ishte një episod që mund të shtonte presionin te Barcelona, por nuk e di a do të ndryshonte rezultatin. E përgëzoj Barcelonën që shfrytëzoi rastet”, deklaroi Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka sulmuar Alexis Sanchez…