Cuper: Kam një problem para Botërorit, Ramazanin

09 shkurt 2018 | 17:39

Trajneri i kombëtares së futbollit të Egjiptit, Hector Cuper, deklaroi se Ramazani përbën një problem të madh përpara Botërorit. “Kam një problem para Botërorit: Ramazanin.

Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvis. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvit dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, ka thënë Cuper në një intervistë për “La Nacion”. Egjipti, që do të luajë një Botëror për herë të parë pas 28 vitesh, është në grupin A, ku do të ndeshet me Rusinë, Uruguajin dhe Arabinë Saudite. Egjipti do të debutojë ndaj Uruguajit në 15 qershor, një ditë pasi mbaron Ramazani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Eduard Halimi, ka bërë me…