Daçiq: Kosova kurrë s’do të jetë e pavarur

03 shkurt 2018 | 23:24

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur, për shkak se atë nuk e njohin organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, sepse këtë nuk do ta lejojnë miqtë e Serbisë, sidomos Kina dhe Rusia.

Ai përkujtoi se “Kosova më 17 shkurt do të shënojë 10 vjet nga shkëputja e njëanshme dhe se në këtë periudhë Prishtina nuk arriti të rrumbullakësojë pavarësinë e saj”.

Daçiç theksoi se Serbia dëshiron të bëjë kompromis me Kosovën, por jo duke njohur pavarësinë e saj, njoftojnë media e Beogradit.

“Si është e mundur që, ata që kanë dërguar trupa me dhjetëra mijëra kilometra jashtë territorit të vet për të mbrojtur interesat e huaja, tash i thonë Serbisë se tash është e nevojshme marrëveshja me Prishtinë, në atë mënyrë që Beogradi ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq, përcjell “Telegrafi”.

Daçiq theksoi se si ministër i Jashtëm i Serbisë do të punojë në vendosjen e marrëdhënieve miqësore me Britaninë dhe Francën, të cilët ishin aleatë të Serbisë në Luftën e Parë Botërore, si dhe me Shtetet e Bashkuara dhe vuri në dukje se 100 vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë është valëvitur flamuri serb.

“Mirëpo, pyetja për ta është se në çfarë gjetën interesin me ata ndaj të cilëve kemi luftuar para 100 vitesh, apo Lufta e Parë Botërore ishte e kotë dhe se ndoshta kjo tregon se është më mirë të humbësh sesa të luftosh heroikisht”, ka thënë Daçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dritëro Agolli prej një viti nuk është më fizikisht mes…