Daçiqi i reagon Thaçit

22 shkurt 2018 | 18:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Rusia mund të luante një rol shumë pozitiv në procesin e paqes në qoftë se e njeh Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Die Tageszeitung”, duke folur për dhjetëvjetorin e shtetësisë, Thaçi ka theksuar se Kosova është një histori suksesi. “Kjo do t’i jepte udhëheqjes serbe mundësinë për t’u larguar nga mitologjia e rreme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova është e pozicionuar pranë botës perëndimore dhe i përmbahet vizionit të qartë të integrimit euroatlantik. “Më lejoni të jem shumë i qartë: pozicionet dhe ideologjitë antiperëndimore nuk kanë asnjë shans dhe ndikim në Kosovë. Mbi të gjitha, ne duam që BE-ja të reflektojë mbi politikën e saj hezituese dhe ne të vazhdojmë procesin e integrimit në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklarimeve të presidentit të Kosovës, ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Ky i fundit ka thënë se më logjike do të ishte që ShBA-ja dhe Britania e Madhe t’i tërheqin njohjet, sesa Rusia të pranojë Kosovën e pavarur. “Më logjike do të ishte që ShBA-ja dhe Britania e Madhe t’i tërheqin njohjen e Kosovës dhe kjo do të ndikonte në uljen e retorikës ‘shqiptaromadhe’, e cila paraqet kërcënimin më të madh në rajon”, ka thënë Daçiq, transmeton KP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transformimi Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të…