Daçiqi: Serbia nuk lejon ndryshimin e marrëveshjes për asociacionin

25 shkurt 2018 | 14:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të ndryshohet.

Ai ka theksuar se një gjë të tillë nuk do ta lejojë Beogradi.

“Prishtina ndoshta ka harruar se marrëveshja e Brukselit ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ajo e përcakton qartë se çfarë duhet të bëhet, dhe si. Asnjë ndryshim nuk do të merret parasysh, nëse kjo ndodhë, marrëveshja e Brukselit bie”, ka thënë Daçiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë me dije se…